KQZ tre propozime Kuvendit: Në numërimin e votës së Diasporës të përfshihen edhe partitë politike

Shqipëria

KQZ tre propozime Kuvendit: Në numërimin e votës së Diasporës të përfshihen edhe partitë politike

Më: 20 janar 2025 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë tre propozime Kuvendit të Shqipërisë, sa i takon ndryshimeve shtesë në Kodin Zgjedhor.

Njëri prej tre propozimeve, lidhet me faktin se përveç KQZ, në procesin e numërimit të votës së Diasporës të përfshihen dhe partitë politike.

Tre propozimet e KQZ drejtuar Kuvendit për Kodin Zgjedhor:

-KQZ të bëjë prokurimin për vajtje-kthim të fletës se votimit në diasporë

-Rishikim te afateve për fletën e votimit, të afrohet me 10 ditë regjistrimi i kandidateve për të përgatitur fletën

-Ndryshim i vlerësimit për fletën e votimit, përveç KQZ të përfshihen edhe partitë politike në numërim për diasporën

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat