Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, është shprehur se 93% e shqiptarëve mendojnë se pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshme.
Blushi theksoi se sipas sondazhit më të fundit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 74% e qytetarëve janë të pakënaqur me kujdesin ndaj të moshuarve.
“Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria i ka borxh secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 Euro ne muaj, ose 1248 Euro në vit, ndërsa secilit pensionist në fshat mesatarisht 42 Euro, ose 504 Euro në vit.
Po ashtu ai parashtroi edhe programin e Partisë së Lirisë, për të dyfishuar masën e pensioneve dhe te barazoje atë me mesataren e vendeve te rajonit.
“Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:
1.Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
2.Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.
3.Dyfishimin e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
Ne angazhohemi për:
Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.
Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve”, tha ai.
Deklarata e plotë
Varfërimi progresiv i pensionistëve shqiptarë nga politikat antisociale të Qeverisë grabitqare të Edi Ramës pritet të thellohet ndjeshëm këtë vit.
Të dhënat e sondazhit më të fundit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, organizatë e mbështetur nga Bashkimi Europian, konfirmojnë shqetësimet e drejta të Partisë së Lirisë duke treguar se 93% e shqiptarëve mendojnë se pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshme ndërkohë 74% e qytetarëve janë të pakënaqur me kujdesin ndaj të moshuarve.
Pas 12 vitesh në pushtet të Edi Ramës, kur i pati të gjitha mundësitë të rriste pensionet, niveli i varfërisë i pensionistëve shqiptarë sipas kategorive fillon nga 6.3 Euro/ditë që është niveli i varfërisë absolute dhe deri në 1 Euro/dita në nivelin e varfërisë ekstreme.
Ndërkohë që pensionistët mezi shtyjnë ditët, në pamundësi për t’u ushqyer dhe për të mbuluar kostot e energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe të ilaçeve, Edi Rama për një tekë personale, me fondet publike shpenzoi 4 milion euro për ndërtimin e një kopshti brenda godinës së Këshillit të Ministrave, të barabartë me 50 mijë pensione minimale apo me 23,500 pensione mesatare.
Nuk ka tallje dhe poshtërim më të madh për pensionistët shqiptarë se sa fakti që Kosova me buxhet vjetor 2,3 herë më të vogël se sa Shqipëria ndau së fundmi vetëm për qytetarët e Kosovës në pension jashtë vendit 50 milionë euro, ndërsa Edi Rama për mbi 791 mijë pensionistë në Shqipëri, akordoi me buxhetin e këtij viti vetëm 16 milionë euro.
Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.
12 vite më parë masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 68 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është 47% e pagës minimale.
Në vitin 2013 masa e pensionit mesatar të pleqërisë në zonat rurale ishte 38 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit është 28% e pagës minimale.
Sot në Shqipëri:
Mbi 504 000 pensionistë në qytet jetojnë mesatarisht me 6.3 Euro ne ditë.
Mbi 87 000 pensionistë në zonat rurale jetojnë mesatarisht me 3.8 Euro ne dite
Mbi 61 000 invalidë të punës në qytet jetojnë mesatarisht me 5.9 Euro në dite
Mbi 73 000 invalide me aftësi te kufizuar jetojnë mesatarisht me 4.4 Euro ne dite
Mbi 44 000 pensioniste familjarë në qytet jetojnë mesatarisht me 3 Euro ne dite
Mbi 4 000 pensioniste familiar në zonat rurale jetojnë mesatarisht me pak se 1 Euro ne dite.
Si mund te përballohet nga pensionistet kosto e larte e jeteses me vetëm mesatarisht ne 6.3 Euro ne dite dhe rastet me ekstreme, si mund te përballohen nevojat me bazike ushqimore te jetesës ne rastet me ekstreme te nivelit te varfërisë ne 1 Euro ne dite?
Si mund të mbijetojnë pensionistët shqiptarë, më të varfër të kontinentit, me te ardhurat minimale ne 6 here me te ulta se mesatarja europiane por qe perballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares europiane?
Per te rritur mireqenien e pensionisteve do te duhet te rriteshin pensionet se pari per indeksimin e plote te çmimeve te artikujve ushqimore ne masën 68% per periudhën 2013-2024, si dhe mbi kete rritje edhe rritjen e tyre ne nivelin 39.7% si rezultat i rritjes reale ekonomike si per pensionin e qytetit dhe te fshatit
Aktualisht nje pension mesatar i qytetit i indeksuar plotesisht per shporten ushqimore dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 29 400 leke ne muaj, ndërsa një pension mesatar i fshatit do te duhej te ishte 15 600 leke ne muaj
Aktualisht Qeveria i ka borxh ne muaj secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 Euro ne muaj, ose 1248 Euro ne vit, ndërsa secilit pensionist ne fshat mesatarisht 42 Euro, ose 504 Euro ne vit te munguara për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike
Partia e Lirise ka nje program te qarte, te detajuar, të realizueshëm dhe plotësisht të financueshëm per te dyfishuar masën e pensioneve dhe te barazoje ate me mesataren e vendeve te rajonit.
Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe dyfishimi i pensioneve është jo vetëm një nga 5 Prioritetet tona madhore, por një domosdoshmëri.
Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:
Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.
Dyfishimin e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
Ne angazhohemi për:
Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.
Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.