Vota e emigrantëve, deputeti i PS: Nuk jam dakord me ligjin, favorizon votimin familjar

Shqipëria

Vota e emigrantëve, deputeti i PS: Nuk jam dakord me ligjin, favorizon votimin familjar

Më: 20 janar 2025 Në ora: 15:26
Xhemal Qefalia

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i ftuar në studion e News24 shprehu pakënaqësinë e tij me ligjin për votën e diasporës.

Ai theksoi se nuk është dakord me të për arsye se përmes tij favorizohet votimi familjar nga emigrantët.

Qefalia shtoi se në raste të tjera një sipërmarrës shqiptar që operon jashtë vendit mund të detyrojë punëtorët e tij që t’i detyrojë të votojnë për një subjekt të caktuar politik.

“Nuk jam dakord me ligjin sepse favorizon votimin familjar. Një sipërmarrës që është jashtë mund të mbledhë ata punëtorët dhe t’i detyrojë të votojnë. Për të dalë te ligjshmëria”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat