Sherr me thika mes dy vajzave në Tiranë, njëra përfundon në spital

Shqipëria

Sherr me thika mes dy vajzave në Tiranë, njëra përfundon në spital

Më: 20 janar 2025 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një sherr mes dy vajzave ka agravuar deri në përdorimin e thikës në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Njëra prej tyre ka dëmtuar shoqen e saj me thikë, në rrethana ende të paqarta.

Bëhet me dije se e dëmtuara ka shkuar në spital, ndërsa autorja e dyshuar është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Dyshohet se shkaku i sherrit ka qenë banal, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat