Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë një takimi informale me gazetarët ka njoftuar se është gati të publikojë strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore.
Sipas tij, drafti i strategjisë është pothuajse i gatshëm, dhe pritet miratimi i tij.
Dumani gjithashtu theksoi se është hartuar një plan veprimi dhe një urdhër për këtë qëllim, por për momentin urdhri nuk mund të bëhet publik.
“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha ai.