Ja kush ishin vajzat që u konfliktuan me mjete prerëse mbrëmjen e djeshme në Tiranë

Shqipëria

Ja kush ishin vajzat që u konfliktuan me mjete prerëse mbrëmjen e djeshme në Tiranë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 16:40
Xhemile dhe Esma Verlaku

Një vajzë është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Tiranë! Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës. E gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë. Dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendjen. Pak minuta më pas, dy motrat kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin.

Edhe njëherë janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës. 

Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat