Në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Liqenit të Ohrit këtë vit ka rënie të numrit të shpendëve, por llojet e tyre janë shtuar ndjeshëm.
Sipas specialistëve të Administratës së Zonave të Mbrojtura, larmishmëria e shpendëve e ka një arsye.
“Nga monitorimet në terren rezulton se Janar 2025, ka një numër më të ulët të shpendëve të ujit ndërsa në lloje është rritur. Është rezultat i ngrohjes globale, ndikon gjithashtu edhe si pasojë e tërheqjes së nivelit të liqenit dhe kallamishtet kanë ngelur në tokë të thatë”, thotw Vasil Male, specialist i ADZM.
Në liqenin e Ohrit këtë vit janë shtuar tre lloje butakësh ujorë, të cilët pothuajse ishin zhdukur nga ky ekosistem.
“Në liqenin e Ohrit u realizua Censusi i shpendëve, numri është më i ulët për shkak të ndryshimeve klimaterike por kemi një rritje të numrit të llojeve. Zhutraket ranore dhe baltaket. Para disa viteve ishte parë, vitin e fundit nuk u pa ndërsa këtë vit ishte e pranishme. Edhe Martin peshkatari, kishte prani në liqenin e Ohrit”, shprehet Adnand Bego, specialist në PPNEA.
Censusi i shpendëve të ujit është përqendruar në liqenin e Ohrit, të Prespës, të Gjancit dhe për herë të parë edhe në liqenin e Moglicës.