Në emisionin Open në News 24, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, komentoi inaugurimin si president të Donald Trump.
Mediu tha se njerëzit u dyndën për të parë ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump. Ai tha se rikthimi i Trump ishte i jashtëzakonshëm.
Fatmir Mediu: Njerëzit janë dyndur për të parë ceremoninë e inaugurimit të Trump. Të rrije aq kohë në të ftohtë ishte pak e vështirë. Kthimi i Trump ishte i jashtëzakonshëm. Ai u luftua përmes drejtësisë. Trump foli për raportin hyjnor, pasi kështu ka “lindur” vetë Amerika.
Kishte ardhur koha për rotacion, pasi qeveria amerikane e kaluar ishte fokusuar në disa çështje, që nuk kishin të bënin me popullin amerikan. Trafikantët dhe kriminelët janë kthyer kërcënim për SHBA-të. Trump është i vërtetë.