Çuçi: SPAK ka ardhur në Shqipëri me administratën e parë të Trump

Shqipëria

Çuçi: SPAK ka ardhur në Shqipëri me administratën e parë të Trump

Më: 21 janar 2025 Në ora: 06:50
Opinionistja, Ornela Çuçi

Opinionistja, Ornela Çuçi deklaroi se SPAK ka ardhur në Shqipëri me fillesat e administratës së parë të Donald Trump.

E ftuar në emisionin “360 Gradë”, ajo tha se qeveria amerikane do vazhdojë të mbështesi fortë heqjen e korrupsionit dhe gjatë këtij mandati 4-vjeçar.

“SPAK ka ardhur në Shqipëri me fillesat e administratës së parë të Trump. Unë mendoj që qeveria amerikane do vazhdojë të mbështesi fortë heqjen e korrupsionit për një arsye të vetme, sepse lufta kundër korrupsionit është mbështetje ndaj sigurisë ndërkombëtare në vendet si tonat.

Në një vend si Shqipëria që është në mes të një Ballkani me problematika të shumëanshme politike, i vetmi vend i qendrueshëm por me paqendrueshmëri për shkak të korrupsionit është Shqipëria”, tha Çuçi.

Kujtojmë që më 2017 deri më 2021 Donald Trump ishte presidenti i 45 i SHBA-së. Pasi humbi zgjedhjet më 2021, Donald Trump ia doli në fushatën e fundit presidenciale që tashmë të betohet si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat