Komisariati i Policisë Numër 1 në Tiranë finalizoi operacionin “Collaboration 1” ku u zbulua një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit ndërsa u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Ky i fundit dyshohet se bashkëpunonte me S. H. për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shpërndarjen e tyre në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, i cili u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e kishte blerë nga 23-vjeçari shqiptar.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.