Zgjedhjet/ Tedi Blushi mbledh strukturat e PL dhe u jep porositë

Shqipëria

Zgjedhjet/ Tedi Blushi mbledh strukturat e PL dhe u jep porositë

Më: 21 janar 2025 Në ora: 12:20
Foto nga mbledhja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me Sekretarët Politikë të PL në 12 Qarqet e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Blushi u ka dhënë porositë, duke u kërkuar të rrisin komunikimin të intensifikojnë takimet me qytetarë si dhe të shumëfishojnë aksionin politik.

Ai është shprehur se Partia e Lirisë ka program të shkëlqyer dhe se e meriton votën në zgjedhjet e 11 majit.

“Është në detyrimin e Partisë së Lirisë për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 11 Maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, për demokracinë, për shtetin e së drejtës, barazisë para ligjit dhe sidomos një ditë për fitoren e qytetarit të thjeshtë”, ka thënë ndër të tjera Blushi.

Fjala e plotë e Tedi Blushit:

E thirra këtë takim me ju, së pari për t’ju përgëzuar për punën e shkëlqyer që po bëni në terren në funksion të fitores së 11 Majit, që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit për  dekadat që do të vijnë.

Unë i di shumë mirë të gjitha vështirësitë dhe sakrificat e panumërta që ju, por në veçanti anëtarët dhe simpatizantët tanë të thjeshtë qëndrestarë po kalojnë në këto kohë jo të lehta edhe për vendin, duke u qenë përherë mirënjohës për kontributet e tyre të vyera.

Kjo fushatë për ne nuk është e lehtë, në kushtet kur “Rilindja” në bashkëpunim me partinë aleate SPAK, vetëm në funksion të zgjedhjeve, rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe e kanë izoluar me masë ekstreme pa prova dhe pa asnjë fakt penal, Presidentin Ilir Meta, pasi dështuan me sukses në të gjitha përpjekjet e tyre për të marrë peng Partinë e Lirisë.

Beteja që kemi përpara është shumë e vështirë, por fitorja nuk është e pamundur, përkundrazi jemi më pranë saj se kurrë.

Partia e Lirisë nga Tropoja në Sarandë, është ngritur e tëra në këmbë, ka një optimizëm të madh, është më e motivuar se kurrë, solide dhe në hapje të pandalshme, me energji të ripërtërira, me vizion dhe me një program të shkëlqyer, 5 Prioritete per 4 milion shqiptarë plus, falë të cilit kemi të drejtën morale të votohemi nga çdo qytetar, sepse ne garantojmë në radhë të parë ndalimin e shpopullimit nëpërmjet garantimit të mirëqenies së çdo qytetari me paga e pensione dy herë më të larta, nëpërmjet mbështetjes konkrete për familjet e reja, të fermerit dhe arsimtarit, me objektin madhor shndërrimin e Shqipërisë nga një gropë importi në një fuqi rajonale eksportuese, ku çdo shqiptar të jetojë i lirë, me nder dhe me dinjitet, i sigurtë për të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij.

Çdo sekondë, çdo orë dhe çdo ditë e ardhshme janë vendimtare për të përcaktuar fitoren tonë.

Ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, derë më derë, në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat dhe qytet për të prezantuar këtë program dhe për të bërë qartësisht dallimin mes nesh dhe bandës plaçkitëse të “Rilindjes” që në 12 vite zhvati taksat e shqiptarëve dhe shpopulloi dramatikisht vendin, më keq edhe se çdo pushtues më i egër i këtij kombi.

Armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të tyre, Edi Rama nëpërmjet axhendës së qëllimshme antikombëtare e “Rilindjes” për zbrazjen e Shqipërisë ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi.

Imagjinoni sot sikur në të gjithë Qarkun e Tiranës sot të mos kishte asnjë banor dhe të mos ekzistonte më jeta. Ky është rezultati dramatik i axhendës sorosiste të shpopullimit.

Të gjithë drejtuesit e Partisë së Lirisë nga qendra në bazë duhet të dalin nga ekranet dhe të takohen sy më sy me njerëzit, të dëgjojnë hallet dhe shqetësimet e tyre, të paraqesin programin, por natyrisht edhe t’i bëjnë radiografinë kësaj Qeverie që ka zhytyr në varfëri më shumë se gjysmën e qytetarëve.

E vetmja ofertë zgjedhore e Edi Ramës në 11 Maj është vjedhja e taksave nga mafia qeveritare, varfërimi progresiv i shqiptarëve dhe shndërrimi zyrtarisht i Shqipërisë në një juntë, akoma edhe më keq se Vietnami komunist dhe Bjellorusia e Lukashenkos, pas të cilave renditemi sot në raport me indeksin e drejtësisë.

Për të shkuar drejt fitores së sigurt më 11 Maj, është i një rëndësie të veçantë, konkretizimi me sukses i votës së diasporës, që është themelore në këto zgjedhje.

Koordinatorët e Partisë së Lirisë për Diasporën, në të 12 qarqet, në komunikim me drejtuesit tanë jashtë vendit, duhet të garantojnë përmes një procesi transparent dhe gjithpërfshirës, që çdo shqiptar jashtë Shqipërisë, me dokument identiteti, të mund të shprehë i lirë vullnetin e tij më 11 Maj.

Edi Rama duhet të marrë në këto zgjedhje përgjigjen më të hidhur që meriton nga diaspora.

Është në detyrimin e Partisë së Lirisë për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 11 Maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, për demokracinë, për shtetin e së drejtës, barazisë para ligjit dhe sidomos një ditë për fitoren e qytetarit të thjeshtë.

Për këtë kërkohet nga ne edhe një përmbysje tërësore të situatës në rrjetet sociale, ku duhet të dominojmë.

Në kushtet kur shumica e mediave, edhe sipas të gjitha raporteve të gazetarëve të huaj, kontrollohen nga Qeveria nëpërmjet financimit me paratë e pista të inceneratorëve, duhet të bëjmë gjithçka për shfrytëzimin maksimal të rrjeteve sociale, Facebook, Instagram dhe Tik Tok për të shpërndarë masivisht qëndrimet dhe programin tonë.

Jo vetëm ju si drejtues politikë të qarqeve, por çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë duhet të shfrytëzojë maksimalisht rrjetet sociale, në mënyrë që çdo padrejtësi të Narkoqeverisë apo mendim kundër saj, të mos ta mbajë për vete por ta ndajë me miqtë e tij.

Komunikimi ka një rëndësi shumë të madhe, përcjellja e mesazhit ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të Partisë së Lirisë, në Shqipëri apo në Diasporë, në zgjedhjet e 11 Majit.

Partia e Lirisë ju siguron që do t’i qëndrojmë besnik gjithçkaje që premtojmë sepse ne i kemi dhënë provat që jemi Partia e Fjalës së Mbajtur

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat