I pandehur për ‘shpërdorim detyre’, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Shqipëria

I pandehur për ‘shpërdorim detyre’, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Më: 21 janar 2025 Në ora: 12:59
Eduard Kapri

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Kapri përfiton zbritjen me 1/3 dhe nëse gjendet fajtor do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie.

SPAK e mori të pandehur ish-kryebashkiakun pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë administrator.

Prokuroria thotë se pasi Kapri fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait. Sipas hetimeve pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.

Të pandehur për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ janë marrë dhe juristi i bashkisë,  Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat