Në kërkim për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga pesë persona! Ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Në kërkim për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga pesë persona! Ja për çfarë akuzohen

Më: 21 janar 2025 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Në kërkim për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga pesë persona! Ja për çfarë akuzohen.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 5”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Lokalizohen dhe vihen në pranga 5 shtetas, të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, A. D., 45 vjeç dhe B. D., 70 vjeç, babë e bir. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e tyre, pasi më 09.01.2025, në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin D. M., 45 vjeç. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas rastit, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, dëmtoi me mjet prerës, 70-vjeçarin;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. Xh., 40 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 1 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. L., 61 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 2 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat