Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Reshit Petrela” duke çuar në evakuimin e gjithë pallatit.
Policia bën me dije se rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati.
Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.