Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe do të zgjasë deri në 4 mars.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 50 399, ndërsa deri sot në orën (18:30) janë miratuar 24,052 kërkesa.
Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 32 270 (64.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 18129 (36.0%).
Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 14 526 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 13 957kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 9 539 dhe mbi 56 vjeç janë 7 400 kërkesa për regjistrim.
Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 4 977 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 14 845 kërkesa.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës.
Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 16 730, e ndjekur nga Greqia me 12 662, Gjermania me 7 010, si dhe nga SHBA me 4 431.
Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 10 191, më pas bashkia e Fierit me 8070, Korça me 5981, Durrësi me 4234 etj.