Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burg Princ Lekën lidhur me përplasjen e ndodhur në rezidencën mbretërore ndodhi në 5 Mars të vitit 2024.
Vendimi për Princ Lekës u konvertua në 16 muaj shërbim prove.
Ndërkaq Elia Zaharia është shpallur e pafajshëm për akuzën dhunë ne familje, kurse babi i saj u dënua me 1 vit e 40 ditë shërbim prove.
Në videon e sherrit të filmuar nga vetë Princ Leka dëgjohet teksa Zaharia e akuzon Princin se ka dhunuar të atin e saj. Një gjë e tillë kundërshtohet nga Princi i cili nxiton për t’u futur në ashensor në mënyrë që të largohet nga banesa.