Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Davos, është takuar ndër të tjera edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama njofton se ai dhe lideri i Ukrainës nënshkruan një marrëveshje për fushën e sigurisë.
Postimi i plotë:
“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”.