Këlliçi në darkën festive të Trump-Vance: Do jetë presidencë përbashkuese dhe paqebërëse

Shqipëria

Këlliçi në darkën festive të Trump-Vance: Do jetë presidencë përbashkuese dhe paqebërëse

Më: 21 janar 2025 Në ora: 19:37
Belind Këlliçi

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ishte pjesëmarrës në mbrëmjen festive ‘Liberty Ball’, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të 47-të të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi tha se presidenti Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania dhe fëmijët e tij, së bashku me zëvendësin e tij, JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, teksa përshëndeti të ftuarit, riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Në mesazhin e tij, Këlliçi theksoi gjithashtu se Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës, në mbarë globin.

Statusi:

Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat