Kryetari i Partisë Republike Fatmir Mediu i cili ndodhet në Uashington, ku ishte pjesëmarrës në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit Donald Trump, ka qenë i ftuar në sektorin ‘Vip’ të ‘Ballos së Lirisë’, ku të pranishëm kanë qenë presidenti, Donald Trump dhe familja e tij.
Ai bën të ditur se, ka qenë i pjesëmarrës edhe në mbrëmjen e organizuar nga ushtarakët e të gjitha degët e Forcave të Armatosura të SHBA, me Donald Trump si Komandant të Përgjithshëm të tyre.
"Uashington DC: The Commander in Chief Ball
Kënaqësi të isha pjesëmarrës në mbrëmjen e organizuar nga ushtarakët e të gjitha degët e FA të SHBA me Trump si komandant i Përgjithshëm i tyre.
Trump bashkë me zonjën e parë Melania dhe Zv Presidenti J D Vance u pritën me ovacione pa fund nga ushtarak dhe civil të FA.
Trump në fjalën e tij theksoj se SHBA do vendosin Paqen nëpërmjet Forcës dhe do ndërtojnë Forcën ushtarake më të fuqishme dhe të pamposhtur në botë larg politikave të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me detyrat dhe funksionin e ushtrisë amerikane, siç janë çështjet e gjinisë apo të ndarjeve racore.
Një SHBA e fortë është padyshim garancia për një botë më të sigurtë.
Mbas The Commander in Chief Ball’ isha i ftuar në seksionin VIP të Liberty Ball, në një atmosferë festive ku Presidenti Donald Trump u shoqërua nga gjithë familja e tij.
Në fjalën e tij ai prezantoj edhe njëherë qëndrimet e tij për një Amerikë të ëndrrave, një Amerikë e fortë Ushtarakisht, Ekonomikisht dhe politikisht", shkruan Mediu në një postim të tijin në Instagam.