Avokati Romeo Kara thotë se zbardhja e “21 Janarit”, është sfidë për drejtësinë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se duhet të ishin bërë më shumë përpjekje për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.
“Është sfidë e madhe për drejtësinë, por edhe për politikën. Drejtësia duhet të bëjë rolin e saj. Kemi pengmarrje të drejtësisë nga politika, nuk kemi stepje të politikës nga drejtësia. Nga investigimet e mia, edhe proceset e mëdha nuk janë zhvilluar si duhet, të përfshijë të gjithë aktorët.
Kur shoh njerëzit në bulevard atje, i themi mazhorancës, respekti kryesor do ishte që gjaku i tyre të respektohej. Hetimet nuk janë bërë, nuk ka pasur vullnet. Duhet të bëhet drejtësi. Mendoj që është mjaft”, theksoi ai.