Shqipëria merr pjesë në “Fitur 2025”, Rama ndan pamjet nga prezantimi: Një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë

Shqipëria

Shqipëria merr pjesë në “Fitur 2025”, Rama ndan pamjet nga prezantimi: Një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë

Më: 22 janar 2025 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prezantimi i Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë.

MIRËMËNGJES dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Viti 2024 shënoi rritje nga tregjet e Amerikës Latine si dhe vizitorët spanjollë që arritën shifrën e 109 mijë vizitorëve ose 26% më shumë se viti paraardhës.

Përmes sloganit “Albania All Senses”, Shqipëria prezanton potencialet e saj nën qasjen e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit.

Ky panair është i rëndësishëm për tërheqjen e vizitorëve nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, ndërsa marrin pjesë mbi 9000 ekspozues.

Gjatë ditëve të panairit “Fitur”, nga 22-26 janar stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër hapësirash diskutimi, prezantimeve të përvojave turistike përmes inteligjencës artificiale, aplikacionit të Udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat