Aksident në aksin rrugor Lezhë- Shkodër/ Plagoset drejtuesja e njërit prej automjeteve

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Lezhë- Shkodër/ Plagoset drejtuesja e njërit prej automjeteve

Më: 22 janar 2025 Në ora: 10:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shkodër.

Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Ku sipas burimeve e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërit prej automjeteve e cila u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat