Vjedhje, dhunë në familje dhe shitje narkotikësh/ Arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

Shqipëria

Vjedhje, dhunë në familje dhe shitje narkotikësh/ Arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

Më: 22 janar 2025 Në ora: 11:03
Policia

Pesë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e kryeqytetit.

“Finalizohet faza e tretë e operacionit “Catch”.

Bazuar në inteligjencën policore, kapen dhe ndalohen 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 27 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim V. P., 61 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim, nga Gjykata e Kurbinit, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. Ll., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. V., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. Th., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat