Një 61 -vjeçar është ndaluar nga policia e Lezhës, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësore në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”.
E aksidentuara është jashtë rrezikut për jetën.
Blutë raportuan se shoferi i automjetit është proceduar një gjëndje të lirë.
Njoftim:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Laç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. J., 62 vjeçe, këmbësore, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për veprime të mëtejshme.