Miratohet harta e mandateve për deputetët/ Qefalia: Ministrat që kanë mandate më shumë, në “garë” të hapur

Shqipëria

Miratohet harta e mandateve për deputetët/ Qefalia: Ministrat që kanë mandate më shumë, në “garë” të hapur

Më: 22 janar 2025 Në ora: 13:28
Xhemal Qefalia

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi hartën e mandateve për deputetë, të miratuar ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë intervistës ai shtoi se mazhoranca është brenda afateve kohore dhe mund të them që në Partinë Socialiste nuk ka aspak ankth po shqetësim.

I ndalur edhe tek vota e Diasporës, deputeti socialist, tha se në takimet e realizuara, ajo që është vënë re është interesi i madh që është treguar, duke thënë se veprimi i ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë për të konsideruar votën e Diasporës, është treguar pozitiv dhe se duhet të ishte marrë shumë herët.

“Sot është konkretizimi, por kjo gjë është e ditur, ne e dinim që kur e votuam këtë kod. Pra jemi të detyruar t’i bindemi këtij kodi. Partitë e mëdha, janë parti që do kërkojnë të kenë mbi numrin e listës së mbyllur. Kjo sjell njëfarë vështirësie, kryesisht të personave, apo të individëve që janë për herë të parë. Ndërsa deputetë apo personazhe që kanë mandate më shumë patjetër që do jetë e hapur. Për aq kohë sa jemi dakordësuar jemi të detyruar ta respektojmë sa kohë është ky kod. Mendoj që në gjykimin tim i është bërë më shumë favor PD, pasi ka pasur problemet e saj me zotin Basha, apo grupin tjetër të konsideruar Foltorja. Gjithsesi është dashur të bashkohet vota që gara të jetë e barasvlershme me dakordësinë e deputetëve të Kuvendit. Një valle nuk kërcehet vetëm dhe në të tilla raste duhet të ketë një dakordësi, të njëjtin mendim ka pasur edhe nga kolegë të mi, të cilët edhe pse kanë votuar, nuk kanë qenë dakord në aspektin personal ku është gjykuar. Këtu flitet që qytetari votuesi duhet ta njohë deputetin e saj dhe jo vetëm për të marrë votën por që më pas të ketë edhe përgjegjësi. Ndërkohë mund të them që çdo subjekt politik ka të gjitha organizmat e saj të partisë, ne kemi hapur edhe portalin “Deputeti që Duam”… Pra jemi brenda afateve kohore dhe ajo që është kërkuar nga KQZ, dhe nuk është se ka ndonjë ankth në PS, për këtë”, tha më tej ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat