Shkakton dëme të mëdha në bujqësi, miu i arave një problem shqetësues për fermerët e Maliqit

Shqipëria

Shkakton dëme të mëdha në bujqësi, miu i arave një problem shqetësues për fermerët e Maliqit

Më: 22 janar 2025 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Miu i arave është kthyer në një problem shqetësues për fermerët e Maliqit,pasi ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Kultura e mollës,jonxhia por edhe depot e drithërave janë ato që rrezikojnë më së shumti në këtë periudhë.

Sipas specialistëve luftimi në kohë i këtij brejtësi bën që të mos ketë dëmtime të shumta në pemtoret, pasi ai arrin ta gërryejë atë deri në tharje.

Shqetësim për specistët është shtimi i popullatës së miut të arave,ndikuar nga moti me temperatura të larta.
Shtimi i tyre bëhet në mënyrë të shpejtë aq sa nuk mund të luftohen në mënyrë individuale.

Specialitët e bujqësisë sqarojnë se për këtë situatë problematike është njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë për marrjen e masave konkrete e cila ka premtuar ndërhyrje brënda këtij viti në gjithë zonën e prekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat