Vetëdorëzohen në policinë e Shkodrës, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj.
Emrat e tyre janë përfolur si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të cilës edhe ngjarjes së rëndë të Dobraçit me 4 të vdekur.
Për ngjarjen e 30 tetorit ku humbën jetën Hamza Licit dhe Arlind Bushatit pasi u qëlluan me armë nga makina, dy personat nuk janë shpallur zytarisht në kërkim nga Policia e Shkodrës. Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe çifti i qytetarëve që po udhëtonte më motor në momentin e atentatit.
Sakica dhe Troshani zyrtarisht janë të shpallur në kërkim për ngjarjen e qershorit ku dhunuan me mjete të forta një person në lagjen Rus.