I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për të marrë pjesë në seancën gjyqësore! Deputeti i PD: Pres drejtësi

Shqipëria

I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për të marrë pjesë në seancën gjyqësore! Deputeti i PD: Pres drejtësi

Më: 22 janar 2025 Në ora: 14:27
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të tij.

Dogjani i cili akuzohet për fshehje pasurie, para hyrjes në ambientet e gjykatës së Posaçme ka thënë para gazetarëve se pret drejtës.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat