Afrim Osmani, pedagog në Universitetin “Luarasi,”i ftuar në studion e News24, ka kritikuar menaxhimin e procesit për sigurimin e votës së diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Osmanit, kohëzgjatja e limituar dhe mungesa e diskutimeve të hershme kanë ndikuar negativisht në përgatitjen e një procesi të rregullt dhe të drejtë.
“Procesit nuk i është lënë kohë e mjaftueshme. Është detyrimi më i madh për të siguruar zgjedhje të rregullta dhe të sakta,” deklaroi ai.
Ai theksoi se një fillim më i hershëm i diskutimeve mes palëve do të kishte krijuar hapësira për rregullimin e të gjitha aspekteve që lidhen me sigurimin e votës së diasporës.
“Nëse diskutimi do të niste më herët, do të rregullohej gjithçka në lidhje me këtë proces. Është një detyrim i mazhorancës që të përballet me këtë sfidë në mënyrë të plotë,” shtoi Osmani.