Rritet kërkesa për kredi/ Ulja e normës së interesi ndikoi që bizneset dhe personat të marrin më shumë hua

Shqipëria

Rritet kërkesa për kredi/ Ulja e normës së interesi ndikoi që bizneset dhe personat të marrin më shumë hua

Më: 22 janar 2025 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Ulja e normave të interesit nga banka e Shqipërisë, por edhe nga institucionet homologe si Banka Evropiane Qendrore bëri që bizneset dhe individët të rrisin kërkesën për kredi në tremujorin e katërt të vitit, ndërsa bankat shkallën e miratimit të tyre në tremujorin e katërt të vitit.

Në një vrojtim të aktivitetit kreditues Banka e Shqipërisë shprehet se për bizneset shkalla e miratimit është rritur si rrjedhojë e ndryshimit të politikave të kolateralit, përmirësimit të pasqyrave financiare të bizneseve si dhe perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e ty mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë këto biznese.

Kërkesa për kredi nga bizneset u raportua më e lartë kryesisht për të financuar inventarët e kapitalit qarkullues, por edhe për investime. Kjo pasi bizneset janë optimiste për vitin e ardhshëm dhe situatën ekonomike në vend. Një tendencë e vënë re është ulja e kredisë për likudidtet, që ka rezultuar historikisht si një nga format më të përdorura.

Shkalla e miratimit të kreditimit u raportua në rritje edhe për individët në këtë periudhë. BSH thotë se kjo erdhi si pasojë e historikut të mirë të kreditimit, por edhe rritja e të ardhurave të disponueshme nga individët, tregues ky që sugjeron se qytetarët po e ndjejnë më pak kostot e inflacionit mbi supe.

Nga krahu tjetër qytetarët rritën kërkesat në kreditë për konsum, me një rritje të fortë në këtë segment, ndërsa në të njëjtat nivele ka mbetur kërkesa për kredi hipotekore BSH thotë se në tremujorin e parë të 2025-ës bankat presin që kërkesa për kredi të vijojë e lartë si për financimin e konsumit edhe për blerjen e banesave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat