Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka organizuar mbledhje me kryesinë e PL të Njësisë nr.5 në Tiranë.
Postimi i Blushit:
Mbledhje me Kryesinë e Partisë së Lirisë të Njësisë Nr.5 në Tiranë.
Puna dhe organizimi i hekurt në funksion të Fitores më 11 Maj vijojnë pa pushim.
Raportimet paraprake nga terreni janë shumë pozitive dhe optimiste për ne.
Më pak se 4 muaj na ndajnë nga Ndryshimi i Madh dhe i shumëpritur ndaj është e domosdoshme ta kthejmë natën në ditë.
Regjistrimi i saktë dhe sa më i plotë i votuesve në emigracion dhe konkretizimi me sukses i votës së tyre janë thelbësore në këto zgjedhje.
Edi Rama duhet të marrë nga diaspora përgjigjen më të hidhur që meriton.