“Dosja ime ishte bombë”, rrëfimi i fortë i Demalisë: Mund të më pushkatonin, sot i njoh spiunët e mi

Shqipëria

“Dosja ime ishte bombë”, rrëfimi i fortë i Demalisë: Mund të më pushkatonin, sot i njoh spiunët e mi

Më: 23 janar 2025 Në ora: 06:36
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia, gjatë një diskutimi në “Top Story”, tregoi si është përgjuar gjatë komunizmit.

Ai u shpreh se është tronditur kur ka lexuar dosjen, teksa tha se me akuzat që i kishte caktuar ish-Sigurimi i Shtetit, rrezikonte pushkatim.

“Ajo që ka ndryshuar është se jam i tronditur nga ajo që pashë. Aty ka akuza që nuk janë të vërteta. Nga ato, mund të shkoja në pushkatim”.

Analisti tregoi një nga dokumentet, që i përket vitit 1988.

“Ky është procesi i mbledhjes me Zylyftar Ramizin, që është mbledhur Drejtoria e Zbulimit, jepet porosi që të grumbullohet materia dhe Brenda një muaj të bëhet arresti. Ndjekjet e mia kanë qenë deri në prill në ‘91, kur unë kisha ikur me ambasadat në Gjermani”.

Në dokument, Demalia cilësohet “levë lëvizëse e agjenturave të huaja”. Analisti thotë se deri në 1991 janë përgjuar telefonatat e tij me familjarët, ndërsa pohon se e di kush janë ata që e kanë spiunuar.

“Kam zbuluar që nga Kinostudio ku punoja, jepnin raporte të rregullta sekretari i partisë, shefja e kuadrit dhe disa njerëz të tjerë. Të paktën nuk u zhgënjeva, nuk gjeta aty familjarë e miq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat