Rrëshqitje gurësh në Shkodër, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj dhe kanali i ujit që furnizon HEC-in

Shqipëria

Rrëshqitje gurësh në Shkodër, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj dhe kanali i ujit që furnizon HEC-in

Më: 23 janar 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat