Makina del nga rruga në autostradën Vlorë-Fier, katër të lënduar

Shqipëria

Makina del nga rruga në autostradën Vlorë-Fier, katër të lënduar

Më: 23 janar 2025 Në ora: 10:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier.

Një automjet, në të cilin ndodheshin gjashtë persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë katër prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat