Arrestohet 26-vjeçari në Fier, kishte llogari online për baste sportive

Shqipëria

Arrestohet 26-vjeçari në Fier, kishte llogari online për baste sportive

Më: 23 janar 2025 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 3”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçar, zbulohet se kishte një llogari me rreth 500 000 lekë, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.

Policia ka sekuestruar celularin e tij.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që vinte ilegalisht baste sportive, me celular, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 3″.  Gjatë operacionit u vu në pranga, autori i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasi N. M., 26 vjeç, banues në Roskovec. Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat