Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së sterilizimit, ku të pandehur janë marrë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj.
Me herët gjykata rrëzoi kërkesat e Ilir Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.
Ish-ministri i Shëndetësisë kërkoi përjashtimin e saj me argumentin se Davidhi, nuk pranoi të jepte të arsyetuar vendimin për rëndimin e akuzës ne vjedhje duke shpërdoruar detyrën ne kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
Beqaj është shprehur në seance se akuza është tendencioze dhe nuk bie pre e presionit të gjykimit të shkurtuar. Ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar gjykim të zakonshëm duke pretenduar se gjatë procesit do ta rrëzojë këtë akuzë.