Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve, këtë herë në lidhje me uljen e çmimit të energjisë elektrike.
“Mos se ulet shumë korrenti, ç’bëni kështu? Talleni me njerëzit. E hanë sapunin për djathë”, shprehet një komentues, i cili jeton në Greqi.
Rama i është përgjigjur qytetarit duke i thënë se çmimi i energjisë eklektike në Shqipëri është ulur në krahasim me vendin ku ai jeton.
“Krenari shkruan nga Greqia dhe qan hallet e shqiptarëve. Ata që kanë shpenzime më të mëdha do paguajnë dhe më shumë se të tjerët.
Falë investimeve të bëra, qasjes sonë të lidhur me zotimin, për t’i bërë njerëzit pjesë e suksesit. Por, prapë fjala e keqe fluturon pa të keq deri në përqeshjen e popullit. Jam i bindur se Krenari nuk e di se sa shtrenjtë është çmimi i energjisë elektrike në Greqi. Krenar, shikojë pak çmimet për kilovat në orë.
Prandaj dhe deviza jonë nuk lëviz, kush fiton më pak, do paguaj më pak. Kush fiton më shumë, do paguaj më shumë, patjetër që do paguaj më shumë”, ka mbyllur videomesazhin e tij kryeministri Rama.