Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të cilët janë kalur në flagrancë në lokal duke organizuar baste sportive online me atë të celularëve.
Në pranga përfunduan shtetasit me inicale D. S., 36 vjeç, E. H., 61 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ndërsa shtëtasit N. Ll., 20 vjeç dhe K. K., 49 vjeç të dy banues në Durrës po procedohen në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I PLOTE
DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Evidentohen dhe goditen 4 raste të kësaj veprimtarie. Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në 4 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 4 lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit D. S., 36 vjeç, E. H., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. Ll., 20 vjeç dhe K. K., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.