Detaje nga arrestimi Arjel Rrajas, Flamur Rrahja dhe Ermal Tufa “kërcënuan” policinë që të mos afrohej, por…

Shqipëria

Detaje nga arrestimi Arjel Rrajas, Flamur Rrahja dhe Ermal Tufa “kërcënuan” policinë që të mos afrohej, por…

Më: 23 janar 2025 Në ora: 13:09
Arjel Rrajas, Flamur Rrahja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 24-vjeçarit Arjel Rraja, nipi i ish deputetit Rrahman Rraj,  gjatë operacionit antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës mbrëmjen e se mërkurës.

Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre (Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani që kapën me 60 kg kanabis).

Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’.

Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat