Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.
Sakaq, nën hetim është vendosur babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë një armë gjahu.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.
Procedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu.
Sekuestrohen këto sende që posedoheshin ilegalisht.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të posedimit të disa sendeve, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
-u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.