“Ulja e çmimit të energjisë, propagandë e qeverisë”- Jorida Tabaku publikon faktet: Është më e shtrenjtë se në rajon

Shqipëria

“Ulja e çmimit të energjisë, propagandë e qeverisë”- Jorida Tabaku publikon faktet: Është më e shtrenjtë se në rajon

Më: 23 janar 2025 Në ora: 17:29
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë për manipulim të opinionit publik përmes propagandës lidhur me çmimet e energjisë elektrike në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku hedh poshtë  pretendimet e qeverisë për ulje të çmimit, duke theksuar se faktet tregojnë të kundërtën.

“Sipas të dhënave, çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri ka pësuar një rritje dhe jo një ulje, ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria. Në vitin 2013, çmimi ishte 7.4 lek/kWh, ndërsa sot është 8.5 lek/kËh. Si mund të quhet kjo një ulje?” – shkruan Tabaku.

Ajo theksoi gjithashtu se ndërsa 22 vende të tjera kanë ulur çmimet e energjisë për qytetarët e tyre, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë gjithnjë e më shumë për një sistem që nuk i shërben interesit publik.

“Kjo qeveri po manipuon me propagandën, jo me realitetin e çmimeve. Shqiptarët janë viktima të një sistemi të padrejtë dhe të një qeverisjeje që i shërben vetëm interesave të oligarkëve,” – theksoi deputetja demokrate.

Tabaku i bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e propagandës qeveritare dhe të kërkojnë llogaridhënie për situatën e rënduar ekonomike në vend.

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat