Vrau kamarierin për tavolinën! Gjykata merr vendimin, ja me sa vite burg do të dënohet Erjon Llapushi

Shqipëria

Vrau kamarierin për tavolinën! Gjykata merr vendimin, ja me sa vite burg do të dënohet Erjon Llapushi

Më: 23 janar 2025 Në ora: 17:51
Erjon Llapushi

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim për veprën penale “vrasje me dashje” Erjon Llapushin, autor i vrasjes së kamerierit Gazment Kurmakut.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Elbasan  më 2 tetor të vitit 2021, kur Erjon Llapushi vrau për një tavolinë kamerierin Gazment Kurmaku.

Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.

Moment nga konflikti mes Erjon Llapushit dhe kamarierit para vrasjes

Sot më datë 23.01.2025 u zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin E.Ll me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli.

Gjykata e deklaroi atë fajtor për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj.

Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat