Ishte larguar nga banesa, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në një pemë te Liqeni i Farkës

Shqipëria

Ishte larguar nga banesa, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në një pemë te Liqeni i Farkës

Më: 23 janar 2025 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një 25-vjeçar, që ishte denoncuar i humbur nga familjarët, është gjendur i vetëvarur në një pemë.

Ai u gjend pa shenja jete i vetëvarur tek Liqeni i Farkës.

“Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të  Farkës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat