Gjykata e Lartë, marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën e Kasacionit të Italisë

Shqipëria

Gjykata e Lartë, marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën e Kasacionit të Italisë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit.

Kryetarët e të dy gjykatave, Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano, nënshkruan në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve tona.

Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjellë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parasysh vlerat por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës.

“Ne jemi të lumtur që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm në historinë e Gjykatës së Lartë”, thuhet në deklaratën për shtyp të Gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat