Vota e diasporës/ Kaso: Duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, dhe ata vetëm me dokumente identifikimi të një shteti tjetër

Shqipëria

Vota e diasporës/ Kaso: Duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, dhe ata vetëm me dokumente identifikimi të një shteti tjetër

Më: 23 janar 2025 Në ora: 21:25
Ivi Kaso

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Ivi Kaso foli për votën e diasporës. Kaso tha se në zgjedhje duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata që kanë vetëm dokumente identifikimi të një shteti tjetër.

Sipas tij, mazhoranca po tenton që të kontrollojë procesin.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso: 600 mijë shqiptarë janë që iu ka skaduar dokumenti i identifikimit. Ne mendojmë se ka shumë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë dokumente të shtetit ku jetojnë.

Prsh një shqiptar kishte ikur në Australi që më 1997, kishte pasaportë të vjetër dhe ka dokumentin identifikues të shtetit australian. Ky person duhet të votojë. Mazhoranca kërkon ta kontrollojë procesin. Duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata vetëm me dokument identifikimi të një shteti tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat