“PS mund të fshehë diçka”/ Zekthi për votën e diasporës: Shteti të garantojë të drejtën e votës për çdo shqiptar, kudo jeton

Shqipëria

“PS mund të fshehë diçka”/ Zekthi për votën e diasporës: Shteti të garantojë të drejtën e votës për çdo shqiptar, kudo jeton

Më: 23 janar 2025 Në ora: 21:56
Fitim Zekthi

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Partia Socialiste, me mospranimin e kërkesës që të votojë çdo shqiptar kudo ndodhet, edhe nëse e ka të vjetëruar dokumentin e identifikimit (ose ka dokument të një shteti tjetër) ndoshta diçka po fsheh.

Zekthi theksoi se shteti e ka për detyrë që të garantojë çdo shtetas të saj që të votojë. Ai kritikoi edhe Partinë Demokratike, duke thënë se PD ka nevojë për koherencë.

Fitim Zekthi: Njerëzit e kanë të drejtë natyrore që ta zgjedhin vetë qeverinë. Në Shqipëri janë shtyrë gjithmonë afatet e dokumenteve. Shteti duhet të bëjë gjithçka që të garantojë të drejtën e votës. PS ndoshta po fsheh diçka. Është një teori, që të pengohen disa njerëz që të votojnë, kryesisht ata që janë më të varfër.

PS besoj se po përpiqet të pengojë këtë proces. PD ka nevojë dramatike që të jetë koherente. PD duhet të nisë një koalicion madhor, duhet të reformohet e tëra. Por, reformimin nuk e bën dot më se nuk ka kohë. Duhet ta bëjë listën e kandidatëve me njerëz të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat