Leka: Vota e diasporës risi pozitive, por fati i zgjedhjeve do vendoset në Shqipëri

Shqipëria

Leka: Vota e diasporës risi pozitive, por fati i zgjedhjeve do vendoset në Shqipëri

Më: 23 janar 2025 Në ora: 22:45
Leka: Vota e diasporës risi pozitive, por fati i zgjedhjeve do vendoset në Shqipëri

Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se vota e diasporës është risi pozitive.

Leka u shpreh se nuk beson se do votojnë më shumë se 100 mijë shqiptarë në zgjedhje. Ai shtoi se beson se fati i zgjedhjeve do vendoset në Shqipëri.

Martin Leka: Mendoj se 70-100 mijë shqiptarë do votojnë jashtë shtetit. Mendoj se patronazhimi është diçka e mirë që bëjnë partitë. Fati i zgjedhjeve do vendoset në Shqipëri.

Të gjithë ata që janë jashtë kanë njerëzit e tyre këtu dhe për traditë ne flasim me ata. Kështu, që vota është afërsisht e identifikuar. Vota e diasporës është gjë shumë e mirë, por fati i zgjedhjeve vendoset në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat