“Fitorja e Trump, lajm i mirë për Shqipërinë dhe fundi i Soros”, Belind Këllici flet pas kthimit nga SHBA

Shqipëria

“Fitorja e Trump, lajm i mirë për Shqipërinë dhe fundi i Soros”, Belind Këllici flet pas kthimit nga SHBA

Më: 24 janar 2025 Në ora: 00:08
Belind Këlliçi dhe Trump

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranës, i sapokthyer nga SHBA, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të 47, Donald Trump, u shpreh se fitorja e Trump është lajm i mirë për Shqipërinë dhe është fundi i një epoke të perandorisë së George Soros dhe “Shoqërisë së Hapur” që ka sponsorizuar të gjitha institucionet e drejtësisë.

“Është lajm i mirë për Shqipërinë fitorja e Presidentit Trump. Kemi të bëjmë me fundin e një epoke të Përandorisë së George Soros dhe “Shoqërisë së Hapur”.

Në ka sot një armike ndaj politikave të djathta, është e majta ekstreme e përfaqësuar më së miri nga politikat e sponsorizuar nga politikat e George Soros. Në ka sot një kundërshtar Presidenti Trump, është ky fondacion dhe George Soros që ka financuar edhe gjykatës dhe prokurorë, që, të lobuar, kanë ngritur padi çdo javë dhe çdo muaj kundër Donald Trump, gjyqe të montuara politikisht.

Në vendin tonë të vogël, reforma në drejtësi ka rezultuar që personat kyç të saj kanë marrë para në një moment të caktuar nga fondacioni “Shoëria e Hapur” e Soros, është donatori numër një i reformës në drejtësi, ka paguar të gjithë drejtuesit e sotëm të insitucioneve të reja të drejtësisë, Sokol Sadushin, Arben Rakipin, ish kryetarin e KLGJ, kryetarin e KPK, e me një listë të gjatë të titullarëve që ne i kemi bërë publike në media, kemi nxjerrë rastet konkrete dhe aktivitetet që janë sponsorizuar në vite nga Soros”- tha Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat