Analisti Fatos Lubonja foli sot në emisionin “Open” në News 24 për zgjedhjet e 11 majit dhe mënyrën se si po vepron opozita dhe mazhoranca.
Lubonja u shpreh i shqetësuar për hapat e fundit të Partisë Demokratike e cila, sipas tij duket se ka harruar kërkesën e saj për qeveri teknike, pasi opozita ka nisur fushatën elektorale, ndërsa është ulur në tryezë me mazhorancën për të zgjidhur problematikat për votën e diasporës.
Lubonja tha se PD po shkon në zgjedhje për të fituar vendin e dytë, duke pranuar në këtë mënyrë të bëhet fasadë.
Gjithahstu ai tha se nuk po sheh vullnet nga mazhoranca që të zhvillohen zgjedhje të lira.
Lubonja: Nuk ka vullnet këtu nga mazhoranca që zgjedhjet janë të lira dhe të thotë të fitojë kush ta meritojë. Atëherë, pse PD thotë që do fitojë. Pse thoni qeveri teknike, dhe hiqni dorë dhe e lëshoni si kërkesë, pastaj e harroni. Mua më shqetëson, ju shkoni për të marrë vendin e dytë për të hyrë ca veta atje për të qenë deputetë, por Shqipëria nuk ka opozitë të vërtetë serioze. Thoni qeveri teknike ndërkohë, jeni ulur me qeverinë për të zgjidhur problemet për votën e diasporës.