U gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm, identifikohet 48-vjeçari i vrarë në Zall Mner

Shqipëria

U gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm, identifikohet 48-vjeçari i vrarë në Zall Mner

Më: 24 janar 2025 Në ora: 09:01
Policia

Policia ka identifikuar viktimën e vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Zall Mner, rrugën “Shën Stefani”.

Ai është Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.

Visha u gjet i pajetë brenda një automjeti rreth orës 07:40, ndërsa sipas autoriteteve ai është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat